EMRI-FOTO/ Shpallet në kërkim për vrasje shqiptari, goditi për vdekje me thikë një 29-vjeçar në Londër

20-vjeçar shqiptar Arlind Hashani është shpallur në kërkim nga autoritetet në Londër për vrasjen e 29-vjeçarit Ahmed Jana, ngjarje e ndodhur në Abbey Estate pranë St John’s Wood, më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

I riu mbeti i plagosur nga goditjet me thikë por ndërroi jetë më vonë në spital.

Hetuesi kryesor për zbardhjen e vrasjes, Neil Rawlinson, tha: “Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar”.

Për ngjarjen e rëndë, u arrestuan 4 persona si të dyshuar në vrasje. Por ata u liruan më vonë me kusht.

Mediat angleze kanë publikuar foto të 20-vjeçarit, i cili vijon të jetë në arrati.