Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit, ku shënjestër ishte biznesmeni shqiptar Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, 51 vjecc, i cili ishte duke pushuar me familjen në ishullin Paxos.
Drejt tij janë gjuajtur 10 plumba, ndërkohë që është nisur me urgjencë drejt spitalit të Janinës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia greke dyshon se atentati ëhstë bërë për larje hesapesh, pasi biznesmeni ëhstë një person me precedent të theksuar kriminal.
Ai rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i vrarë në një atentat në dalje të Tiranës, ku mjeti i tij shpërtheu nga eksplozivi që i kishin vendosur. Në vitin 2001 ai ëhstë arrestuar nga RENEA, pasi ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar nga Belgjika, pasi akuzohej se së bahsku me të vëllanë Fatmir Kalemi, kishin vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017 ai ëhstë arrestuar në Tiranë, pais në gjendje të dehur së bahsku me shokët e tij kanë kundërshtuar forcat e policisë. Madje njëri prej tyre goditi me shufër hekuri në kokë efektivin E.V, i cili u dërgua në spital.
Emri i Kalemit del edhe në dosjen për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Për këtë ngjarje është arrestuar Albano Velo dhe ëhstë shpallur në kërkim Andrea Bode, tëdy shokë të Adriatik KAlemit. Ekzekutimi i biznesmenit dyshohet se ndohi si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Madje, dyshohet se plani për vrasjen e Edmond Papës është organizuar pikërisht në hotelin e këtij të fundit.
Adritik Kalemi rezulton të jetë pronar i disa bizneseve. Ai ka në pronësi një kompani në Memaliaj me object “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, trageti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale”. Gjithashtu është pronar i një lokali, pikë servisi automjetesh, lavazh, hotele dhe një bujtine në Memaliaj.