Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Patrida Veria në Greqi ku humbën jetën dy persona.
Mëdiat e vendit fqinj shkruajnë se një 64-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me një stacion autobusi ndërqytetas.
Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një 68-vjeçare, e cila u mor zvarrë nga automjeti dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Elisa Doka, nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës.
Kjo e fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por nuk arriti të mbijetonte. Sa i takon shoferit, ai është arrestuar dhe po merret në pyetje në lidhje me aksidentin tragjik.