Vritet me armë zjarri në Fier Selami Hasani, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Julian Isufajt

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në qytetin e Fierit, ku Selami Hasani është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se është personi i përfshirë në vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.

Deri më tani, rrethanat e atentatit mbeten të paqarta. Nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me autorët e dyshuar apo motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes janë në pritje të informacionit zyrtar.