EMRI/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët në Lezhë, shkuan ta arrestonin pasi kishte dhunuar prindërit e tij

Një 37 vjeçar, që dhunonte prindërit dhe kërcënoi punonjësit e policisë me hanxhar është arrestuar në Lezhë. Bëhet fjalë për Mikel Bibën, ku blutë pasi u informuan për dhunën që po ushtronte ndaj prindërve të tij, shkuan për ta arrestuat. Por 37 vjeçari i kërcënoi ata me hanxhar në mënyrë që mos ta prangosnin.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë,  u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

“Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e  dhunës, vihet në pranga autori.

37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë dhe  i  ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë,  u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.