E turpshme ajo që ndodh në Këshillin e Legjislacionit, ku deputetët e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme, e cila do të shqyrtonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Nga 14 anëtarët që ka ky Këshill, vetëm 4 deputetë morën pjesë. Kryetarja e Komisionit Dhurata Çupi, demokrati Saimir Korreshi dhe socialistet Klotilda Bushka e Etilda Gjonaj ishin të vetmit deputetë që morën pjesë në mbledhjen e sotme.
Ky Këshill ka 14 deputetë anëtarë, por të tjerët me sa duket, të lodhur nga pushimet e fundjavës, kanë vendosur të mos paraqiten në punë.
Kuvendi i Shqipërisë është kthyer prej kohësh në një sallë ku shkohet vetëm për të marrë rrogën dhe për të ngritur kartonin në bazë të vendimit të kryetarëve, teksa miratohen ligje që favorizojnë vetëm njerëzit pranë pushtetit.