E rëndë! Polici vetëvritet me armën e shërbimit brenda Komisariatit të Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në zyrën e tij në Komisariatin e Durrësit.

Efektivi Arben Pjeçi është vetëvrarë me armën e shërbimit brenda zyrës së tij. Pjeçi prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike por ende nuk dihen motivet që e çuan drejt aktit ekstrem.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Sakaq ende nuk një njoftim zyrtar nga policia për vrasjen e efektivit.