Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”, ku 50-vjeçarja dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.