Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 62 vjeçar ka rënë nga lartësia ku po punonte dhe për pasoje humbi jetën.
Aksidenti në vendin e punës ka ndodhur pasditen e sotme në Golem ku 62 vjeçari është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit.
Raportohet se dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen. Ndërkohë për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.
Kujtojmë se aksidentet me vdekje në vendin e punës vijojnë të jëne një problematikë e madhe.
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 177 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 33 kanë përfunduar me humbje jete.