E rëndë në Divjakë, 53 vjeçari dëmtohet në kompaninë ku punonte, humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë.

Mësohet se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

53-vjeçari ishte punëtor në një fabrikë paketimi  të produkteve ushqimore dhe dyshohet se është shtypur nga një makineri që shërbente për paketim.

Kolegët e tij mes lotësh thonë se Ilir Lena kishte vite që punonte në fabrikën Agro F&R Janko.

Një prej tyre tregon se është ulur për të marrë dy karrota dhe se më pas është aksidentuar nga një pajisje.

“U ul për të marrë dy karrota poshtë, aty ndodhi mbase. Ka kaq vite që punon këtu”, thotë një koleg.