E mitura denoncon 60-vjeçarin në Tiranë, e mbylli me forcë në një banesë dhe abuzoi seksualisht me të

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mësohet se ka qenë 16-vjeçarja që ka bërë denoncimin në polici për ngjarjen e rëndë.

Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici. Sipas dëshmisë së vajzës nëpërmjet dhunës 60-vjeçari e ka futur në një banesë ne fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

Pas marrjes së informacionit, shtetasi K.B është arrestuar nga efektivët e komisatiatit nr.1 në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”- njofton policia.