DOKUMENTE EKSKLUZIVE – DOSJA “AHMETAJ”/ Miliarda lekë, prona dhe udhëtime në hotelet më luksoze, SPAK zbulon gjithë korrupsionin e ish-ministrit në aferën e inceneratorëve (E PLOTË)

Arben Ahmetaj do të jetë i arrestuari i radhës për aferën e inceneratorëve, por ndryshe nga të tjerët, këtë herë SPAK ka kapur vërtet një peshk të madh, të zhytur tërësisht në korrupsion.

Në dosjen e kopsitur nga prokurorët, SPAK ka të dokumentuar të gjithë korrupsionin e Ahmetajt, së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilëve u fali qindra miliona euro nga buxheti i shtetit, për të marrë edhe ai vetë pjesëne  tij.

Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar qindra mijëra euro në llogari bankare dhe prona nëpërmjet shit-blerjeve fiktive, ku të përfshirë përveç Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, janë ish-gruaja dhe bashkëjetuesja aktuale e ish-ministrit. Në dosje thuhet se Ahmetaj ishte në dijeni për problematikat që që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit nxirrte për miratimin e fondit për inceneratorët, por sërish ai dha dakordësinë që të lëvrohej fondi, nga i cili përfituan dy bashkëpunëtorët e tij në këtë mega-aferë.

“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxime për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura”, thuhet ndër të tjera në dosje”, thuhet ndër të tjera në dosjene  SPAK.

Janë miliarda lekë, prona dhe dhurata të tjera të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe familjarët e tij nga Zoto dhe Mërtiri. Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe nuk dihet nëse do të kapen ndonjëherë, por i ndryshëm është fati i ish-ministrit. Ai, së bahsku me ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen aktuale, do të merren të pandehur nga SPAK, me ministrin që rrezikon deri në 12 vite burg nëse akuzat provohen.

Pavarësisht se Ahmetaj i ka mohuar akuzat, telefoni i gjetur në banesën e ish-bashkëshortes tregon se ai dhe Mirel Mërtiri njihen përpara kësaj afere, teksa mes tyre ka patur një raport shumë miqësor, siç tregojnë edhe telefonatat me njëri tjetrin.

Ditar.al ka siguruar pjesë nga dosja e plotë e prokurorisë, ku tregohen të gjitha udhëtimet e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij të paguara nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në hotelet më të shrtrenjta në Europë. Gjithashtu ish-ministri ka udhëtuar edhe me vetë personat e shpallur në kërkim, që tregon miqësinë mes tyre, si dhe interesat e përbashkëta për të zhvatur lekët e buxhetit të shtetit.

PJESË NGA DOSJA E PROKURORISË KU TREGOHEN UDHËTIMET E ARBEN AHMETAJ, TË PAGUARA NGA KLODIAN ZOTO DHE MIREL MËRTIRI: