Policia ka zbardhur plagosjen me thikë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Gert Latifi, 35-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerësdy vëllezërit Rrest Abazaj, 26 vjeç dhe Viliardo Abazaj, 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.
35-vjeçari është kapur dhe arrestuar në një hotel në Lushnjë duke pirë kokainë, bashkë me një 17-vjeçar, i cili është vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Gert Latifi, ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.
Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t’u sqaruar.