Djegia e tre makinave në Vlorë, policia arreston autorin dhe porositësin. Në kërkim një i tretë

Personi i cili një ditë më parë i vendosi zjarrin tre makinave në Vlorë është arrestuar. Kreshnik Yzeiri është identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

Ndërkohë është zbuluar edhe itinerari që i riu ndoqi derisa shkoi tek parkimi ku i vendosi zjarrin makinave. Mësohet se lënda djegëse u sigurua nga shtetasi Elton lushaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo e fundit njofton se motivin nuk mund ta bëjë publik për shkak se hetimi vazhdon ende.

Porositësi dyshohet se është Julian Çobo dhe është arrestuar në flagrancë.

Për shkak të flakëve dy makina u dogjën thuajshe plotësisht ndërsa një e tretë mori djegie pjesërisht.