Kryetarët e partive të vogla në Shqipëri u mblodhën dje dhe u dakordësuan se vendit i nevojitet një ndryshim i sistemit zgjedhor, pasi me aktualin ata e kanë shumë të vështirë të fitojnë qoftë edhe 1 mandat deputeti.
Ndërkohë, sot kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka bërë me dije se do të depozitojë në KQZ kërk esën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai u shpreh para gazetarëve se ky system duhet të ndryshoë dhe listat duhet të happen. Sipas tij, është pikërisht ky sistem zgjedhor që po e mban PS-në në pushtet.
“Kërkoj një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë. Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë”, u shpreh ai.