I është vënë zjarri për herë të dytë lokalit “Zins” të reperit Rigels Rajku i njohur si Noizy.
Por ndërsa fillimisht u ngritën dyshime se autor mund të ishte ndonjë rival i tij në muzikë ose biznes, rezulton që ai është i afërm i këngëtarit.
Mëngjesin e sotëm 26 vjeçari Eraldo Musteqja i vuri për herë të dytë brenda këtij muaji flakën lokalit në lagjen “Currilat”.
Sipas policisë ai ka lidhje familjare me Noizyn dhe është i njëjti që ka vënë zjarrin edhe herën e kaluar më 11 qershor në lokal si dhe një ditë më mbrapa në derën e shtëpisë së nënës së reperit.
Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua edhe një thikë që e mbante me vete.