Detajet e atentatit në Krujë/ Ky është i riu që mbeti i vrarë, djali 13 vjeçar i Gentian Bejtjas në reanimacion

 Ky është 29 vjeçari që ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në atentatin që ndodhi në fshatin Larushk, Krujë.

Ramazan Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga plukmbat që dyshohet se nuk ishin për të por për Gentian Bejtjan, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme.

Ramazan Sino

Autorët kanë ndaluar mjetin tip Volkswagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të banesës duke lënë të vdekur në vend 29-vjeçarin dhe plagosur dy të mitur, 13 dhe 10 vjeç. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Policia gjithashtu bën me dije se ka ushtruar kontrolle në tre banesa si dhe kanë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

13-vjeçari Alvi Bejtja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion, ndërsa vëllai tjetër i tij, ka mbetur i plagosur lehtë.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin. Grupi hetimor dhe ekspertë nga kryeqyteti po grumbullojnë prova dhe po hetojnë pistat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka sekuestruar edhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Makina tip golf që është përdorur në krim është vjedhur 3 muaj më parë në Tiranë. Polica ende nuk e ka të qarte nëse autoret e kanë pritur më lagjën e banesës së Gentian Bejtjes apo dikush i ka informuar mbi lëvizjet e tyre.

Deri më tani asnjë nga familjarët e Gentian Bejtjes nuk janë marrë në pyetje.

Mes personave te shoqëruar nga policia e shtetit janë Durim Bami dhe Marklen Haka. Ndaj këtyre persanave po ushtrohet kontrolle në banesa e ndërsa do merren në pytje mbi ngjarjën në Larushk.

Sipas burimeve policore shoqërimi i tyre është bërë pasi polica ka dyshime se prej vitesh janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin.

Makina e përdorur në krim

Gentian Bejtja