Delina Ibrahimaj ka përgënjeshtruar lajmin që qarkulloi në të gjitha mediat se kryeministri Rama e ka shkarkuar si Ministre e Financave.
Në një prononcim përpara se të futej në Asamblenë e PS-së, ajo u shpreh se të gjitha këto lajme janë thashetheme vere.
“Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqjen. Është koha e thashethemeve të verës”, tha ajo.
Nuk dihet nëse deklarata e ministres është bërë për të larguar presionin e këtij momenti, apo lajmet që qarkulluan kanë qenë të pavërteta.