Deklarata e fortë e gazetarit: Belinda Balluku është ‘de facto’ non grata në SHBA

Gazetari Almer Toska ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se zv.kryeministrja Belinda Balluku është “de facto” non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha në News 24 se afera e 2 anijeve në Vlorë që do të prodhonin energji dhe disa çështje të tjera kanë bërë që Balluku të cënojë sigurinë kombëtare, pasi me anijet janë shpërdoruar 120 milionë euro, të cilat shkonin indirekt në Iran.

Toska e sfidoi publikisht Ballukun nëse e kalonte dot oqeanin, teksa shtoi se edhe kryeministri Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin Amerikan të shtetit dhe me administratën amerikane që kur Presidenti Donald Trump erdhi në pushtet.

“Duhet të dini aferën e 2 anijeve që do prodhonin energji, janë shpërdoruar 120 milionë euro dhe për këtë çështje Belinda Balluku dhe për një sërë çështjesh të tjera, sepse këto të ardhura shkonin indirekt në Iran, unë e kam të konfirmuar që Belinda Balluku nuk shkon dot si zyrtare e Shqipërisë në SHBA.

Edi Rama nuk ka marrëdhënie me DASH dhe me administratën Trump që kur ka ardhur në pushtet Donald Trump. Emri i ri është Belinda Balluku, që ka ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare. Sot Belinda Balluku është “de facto” non grata. Unë i bëj një pyetje publike: A e kalon dot oqeanin”, tha Almer Toska.