Deklarata e Bardhit për burrin prokuror mërzit Ermonela Felajn, deputetja e PS : Je çingije që partia të bëri ministër me 3 muaj punë

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherazi nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj u është përgjigjur akuzave të demokratit Gazment Bardhi, të bëra më herët gjatë ditës.

Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri raportimin vjetor të 2023, tha se i vetmi prokuror që nuk ka kaluar në vetting por është në detyrë, është bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valnikaj.

Në reagimin e saj, Felaj nuk ka kursyer etiketimet për kreun e grupit parlamentar të PD. Feliaj shprehet se ka qenë Bardhi ai që në vitin 2018 ka propozuar drafin për ndryshimet në ligjin e statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale.

“Por gjuha  jote e mbrapshtë  lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt  dhe natyrisht jo si specialisti/çingija  që partia e bëri ministër  me gjithsej 3 muaj punë  në jetë  të vet”- thuhet në reagimin e Felajt.

Reagimi:

Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit  ..

. #Gaz B..meqë  paske pyetur sot per familjen time

I keni marrë përgjigjet  ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm  i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove  draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë  ambientale . E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve,  në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët  kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam pasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël!

Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia  afërmendsh! Por gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt  dhe natyrisht jo si specialisti/çingija  që partia e bëri ministër  me gjithsej 3 muaj punë  në jetë  të vet