Damian Gjiknuri në dosjen e SPAK, shoqëroi Ahmetajn në udhëtimet e paguara nga Klodian Zoto

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar nga SPAK për 3 vepra penale në lidhje me aferën e inceneratorëve, për të cilat kërkohet edhe arrestimi i tij.

Burime për emdiat bëjnë me dije se në dosjen e SPAK dodhet edhe emri i Damian Gjiknurit, i cili ka shoqëruar Arben Ahmetajn dhe Mirel Mërtirin në udhëtimet në hotelet luksoze, të paguara nga Klodian Zoto.

Në dosje thuhet se vendi i qëndrimit ka qenë Radisson Blu Style Hotel Viena, tesa theksohet se të y ish-ministrat kanë udhëtuar me të njëjtën linjë ajrore.

“Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damian Gjiknuri ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë”, thuhet në dosjen e SPAK.

Gjithashtu prokurorët e SPAK kanë zbuluar se Zoto ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit.

Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014”, thuhet ndër të tjera.