Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.
Ai tha se çështja më themelore është ajo e financimit të partive, pasi sipas tij, diferenca mes financimit të dy partive, PD-PS, ka qenë 700-1000 herë gjatë fushatës zgjedhore.
Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se u dha pensionistëve nga 100 euro dhuratë për t’u marrë votën, teksa shtoi se në raportin e IBAR, patronazhistët ishin personazhe të urryer, ashtu si Belinda Balluku.
“Çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor dhe provuam me fakte që në këto zgjedhje në rrafshine financimit nga buxheti, diferenca mes financimit të dy partive, PD-PS, ka qenë 700-1000 herë. Partia në pushtet organizoi në kohën e ndaluar nga ligji 4530 ngjarje me një kosto nga disa qindra euro në 7 milion euro para buxheti, siç ishte “Giro d’Italia” një ditë para zgjedhjeve.
U dha pensionistëve nga buxheti 100 euro dhuratë, dhuratë për votë. Patronazhistët u bënë personazh i urryer si Balluku në raportin e IBAR”, tha ai.