Bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale, Gjykata e Posaçme dënon muratorin 31 vjeçar

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ndaj të pandehurit Bledar Zeneli, i akuzuar për ‘propagandë xhihadiste’.

 Zeneli është dënuar me 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Zeneli me profesion murator u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaccme në bashkëpunim me antiterrorin, disa muaj më parë pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe  mbështeste  ISIS.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, radikalizmi në internet konsiderohet një prej rreziqeve kryesore të ekstremizmit të dhunshëm. Kodi Penal e adreson këtë rrezik dhe prokuroria shqiptare ka ndjekur disa raste të izoluara përgjatë viteve të fundit, por pak prej tyre kanë pasur sukses në gjykatë.