Babai godet me thikë djalin në Lushnjë, të dy përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lushnjë, ku babai ka qëlluar me thikë djalin e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pas një konflikti babë e bir, përkatësisht 69 dhe 39 vjeç. Ky i fundit është paraqitur i plagosur në spital, ku po i jepet ndihma mjekësore.

Edhe 69 vjeçari përfundoi në spital pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. 

Nuk dihen ende rrethanat e zënkës mes babë e bir. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi Policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.