Atentat kreut të komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, tre të plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar në drejtim të makinës së kreut të komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi

Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre nënpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës. Sipas mediave atje, shënjestër e plumbave ka qenë kryekomunari.

Autori raportohet të ketë qëlluar të paktën 20 herë në drejtim të të plagosurve ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.

Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë. i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Megjithatë në media nuk është publikuar ende identiteti i tij apo nëse është arrestuar nga forcat e policisë.