Askush s’dëgjoi krismat e armës! Ky është efektivi që u vetëvra brenda Komisariatit të Durrësit, zbulohen lëvizjet e tij të fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Komisariatin e Durrësit ku Arben Pjeçi, specialist i Policisë Kriminale i dha fund jetës së tij, me armën e shërbimit. Ngjarja u regjistrua brenda zyrës së tij në këtë komisariat.

Por duket se askush nga kolegët e tij nuk ka dëgjuar krismat e armës me të cilën 57-vjeçari u vetëvra.

Raportohet se para se polici të kryente aktin ekstrem, takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë.

Kanë qenë familjarët e Pjeçit, të cilët denoncuan në komisariat se nuk po kontaktonin me të dhe pas kësaj nisi puna për gjetjen e tij.

Pasi hapën zyrën e tij me forcë, Pjeçi u gjet i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Policia sqaron se ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit, për “Plagosje e lehtë”.

Polici në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të dënimit që e kushtëzonte të ndërpriste marrëdhënien me punën, vendosi ti jepte fund jetës së tij.

Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte një punonjës i vjetër në Policinë e Shtetit me 34 vjet eksperiencë pune.