Një 24 vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni antidrogë në Terni della Finanza teksa u kap në flagrancë duke i shitur kokainë një personi.
Më pas gjatë kontrollit që u bë në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën 103 gramë kokainë dhe 3485 euro që dyshohet se vinin si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruarn në banesë, dy celularë, një tabletë, dy peshore precize dhe material ambalazhimi për lëndën narkotike.
I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane u dërgua në paraburgim në ndjekje të procedurave penale ndaj tij.