Arben Ahmetaj I PASTREHË! Banesën e marrë me qira e ka boshatisur, GJKKO i sekuestron apartamentet e shitura

Ish-ministri Arben Ahmetaj rezulton i pastrehë. I akuzuar për 3 vepra penale në aferën e inceneratorëve dhe i arratisur nga drejtësia, një nga njerëzit më të pushtetshëm të qeverisë Rama në 10 vitet e fundit nuk ka asnjë banesë në emrin e tij.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka kontolluar banesën në të cilën Ahmetaj jetonte, në afërsi të digë së Liqenit Artificial, të cilën e kishte marrë me qira, por aty nuk ka gjetur asgjë.

Mesa duket, përpara se të arratisej ish-ministri i ka marrë masat, duke marrë gjithë sendet personale, për të mos i lënë mundësi prokurorëve të gjejnë prova të tjera, pavarësisht se dosja prej 320 faqe është e mbushur me akuza dhe përgjime të cilave do të jetë e vështirë t’u shpëtojë.

Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në banesat e të dyshuarve për rastin e Arben Ahmetajt. Mësohet se agjentë të BKH kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në Tiranë dhe Lalëz. Ata kanë shkuar në banesa të të afërmve të ish ministrit, një ndër to shtëpia e babait të bashkëjetueses Erjola Hoxha, në Gjirin e Lalëzit.

Ndërkohë, GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestrove të banesës ku jetonte dhe të katër apartamenteve që dyshohet se janë shitur në mnëyrë fiktive, që dikur ishin në pronësi të tj dh eish-bashkëshortes.