Apeli vendos nesër për kërkesën e Berishës, avokati: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë! Prokurorët si në bar-kafe

Avokati i Sali Berishës ka folur për mediat pasi Apeli i GJKKO shtyu për ditën e nesërme vendimin në lidhje me ankimin e bërë nga ish-kryeministrit për masën “arrest shtëpie”.

Gjokutaj e konsideroi si shkelje të rëndë të Gjykatës së Apelit, vendimin për të mos amdinistruar dosjen në lidhje me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka.

Avokati i ish-kryeministrit u shpreh se nuk ka barazi palësh në këtë gjykim teksa hodhi akuza ndaj prokurorëve ku tha se vijnë në gjykatë si në bar kafe sepse mungojnë gjyqtarët.

“Ne e ankimuam atë vendim. Së pari ai vendim është marrë pa u shqyrtuar kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Kërkesa është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që Gjykata ishte në dijeni për depozitimin në postë kërkesën tonë. Kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshmën vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Gjykata e Apelit e shtynë për nesër seancën për marrjen e vendimit. Ne presim vendimin. Vendimi për të mos administruar sot dosjen e përjashtimi të gjyqtares Irena Gjoka, është një shkelje e madhe e Gjykatës së Apelit, pasi çështja nuk mund të gjykohet në gjerësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme, nëse nuk administrohen të gjitha provat.
Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë në gjyq si në bar kafe”
– u shpreh Gjokutaj.