Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Ndërmenas të Libofshës, Fier, ku një automjet tip “Citroen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku njëri ndodhet në sallën e operacionit në gjendje më të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.