Nesër do të vendoset lidhur me imunitetin e Arben Ahmetajt, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa për prangosjen e ish ministrit.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur për News 24 se Ahmetaj ndodhet në territorin shqiptar, madje nesër do të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të vendoset fati i tij për imunitetin.
Ajo theksoi se Ahmetaj rrezikon dënimin deri në 14 vite burgim nëse vërtetohen akuzat ndaj tij.
“Ahmetaj ka të drejtë të kërkojë sqarime ose të kundërshtojë provat në këshillin e mandateve. Krahas Ahmetajt ka edhe shumë persona për të cilët SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura.Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nuk e ka më veprën shpërdorim detyre në këtë dosje. Ka akuzën për korrupsion në 6 raste, si edhe pastrimin e parave që shkon deri në 14 vite burgim nëse vërtetohet se Ahmetaj ka qenë i përfshirë. Avokati i tij, Erik Ligori ka deklaruar se Ahmetaj do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve”, u shpreh ajo.