Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gashi nga koalicioni VLEN u zgjodh kryetar me 76 pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë deputetët shqiptarë nga koalicioni Fronti Europian, tashmë në opozitë, braktisën votimin duke u larguar nga salla.
Gashi u mbështet edhe nga VMRO-DPMNE, parti me të cilën grupimi politik VLEN do të formojë qeverinë e re në Shkup.
Në fjalimin e tij të parë si kryetar Kuvendit, ai i falënderoi deputetët që e votuan dhe u zotua se do të respektoj ligjin dhe kushtetutën e vendit.
“Sot po e pranoj përgjegjësinë e drejtimit të këtij Kuvendi. Si kryetar i Kuvendit, përkatësia e vetme e imja do të jetë garancia që asnjë deputet të ndjehet i papërfaqësuar apo diskriminuar. Do të jem deputet i pushtetit dhe opozitës pasi dua që juve t’ju garantohet e drejta e fjalës dhe qëndrimit personal”- tha Gashi.