Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ditën e arrestimit të Ergys Agasit.
Report Tv bën me dije se ditën e fundit të lirisë, ai u ndoq hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë kohës me dron, i cili ka dokumentuar me video dhe foto çdo lëvizje të tij, duke nisur që prej orës 8:00 të mengjesit të datës 26 gusht deri në orët e pasdites, ku u bë i mundur arrestimi i tij, së bashku me Uljan Shpatarakun.
Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agro-ushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.
Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.
Pra, pasi mjeti është kthyer te rrugica e tregut agro-ushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.
Ndërkohë Agasi dhe Shpataraku u arrestuan pasdite, rreth orës 18:16:
“Ora 18:16: Makina del nga rruga “Kadri Hoxha” ku ndodhet tregu agroushqimor dhe vazhdon të njëjtin itinerar të mëparshëm, tashmë në krah të kundërt, nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Sapo mbërrin në zonën e Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera me uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur arrestimit. Ku i gjetën Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe Uljan Shpataraku”- thuhet në dosjen e siguruar nga mediat.
Në momentin e arrestimit, Agasit iu sekuestruan ora “Richard Mille”, 4 telefona iPhone, karta bankare dhe një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh