Deputetja Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit e legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Ajo mori 62 vota pro, 16 kundër, ndërsa 13 veta abstenuan.
Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Albulena Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.
Ndërkohë me vazhdimin e seancës, Vetëvendosje ka propozuar gjakovarin Ardian Gola për nënkryetar ndërsa LDK Vlora Çitakun. Përfaqësuesit e komunitetit serb nga ana tjetër propozuan Slavko Simiç.