Zegjineja sfidon vapën e gushtit dhe bën pazarin për një të moshuar, leksione në Facebook: Humanizmi nis nga gjestet e vogla

Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Caushi ka vendosur që sot të jap “leksione” humanizmi në rrjete sociale.

Ligjvënësja e majte ka sfiduar temperaturat e larta të gushtit dhe në ditën e humanzimit, ka dalë për të bërë pazarin për z.Reshat, duke i blerë vaj, lëng frutash, shampo, detergjent për të larë enët dhe birra.

Teksa shkon në shtëpinë e të mioshuarit për t’i dorëzuar pazarin, deputetja e majtë na kujton se “humanizmi nis nga gjestet e vogla”.

Zegjineja i “qan” hallin z. Reshat për shkak të temperaturave të larta duke dale ajo vetë për të bërë pazarin. Ndërkohë qytetarë të shumtë i kanë komentuar që ti lërë këto reklama, duke i thënë se humanizmi bëhet në heshtje dhe jo në kamera apo rrjete sociale.

“Në këtë ditë të nxehtë gushti, bëra pazarin për z. Reshat, që të mos dilte në këto temperatura të larta. Duke qenë se ka probleme me shikimin, një ndihmë e vogël mund t’ia lehtësojë ditën.

Në Ditën e Humanizmit, kujtojmë se humanizmi nis nga gjestet e vogla dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

Të kujdesesh për dikë dhe t’ia lehtësosh sadopak ditën, është një nga format më të bukura të humanizmit”- shkruan deputetja.