Opozita bllokon foltoren, Rama rikthehet në Kuvend! Pas kërkesës së Ballës, kalohet në votim pa diskutime

Ka rinisur me tensione seanca plenare ku opozita ka bllokuar Foltoren.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantoj raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Ndërkohë në Kuvend është rikthyer edhe kryeministri Edi Rama, pas disa javësh mungesë.

Ndërkohë kreu i grupit të PS, Taulant Balla kerkoi ndërprerjen e diskutimeve për reformën dhe kalimin te pr.rezolutat për institucionet e pavarura të drejtësisë.

Propozimi u miratua me 84 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë që prej orës 9 të mëngjesit po protestohet jashtë Kuvendit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve, disa prej të cilëbe janë shoqëruar nga blutë e Tiranës.