Gazetarja e Citizens shoqërohet në Komisariat gjatë raportimit të protestës

Gazetarja e Citizens.al, Vjolanda Peca është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ndërsa nuk duhen arsyet e shoqërimit të saj.

Lajmi u bë i ditur nga media Citizens, që përmes një njoftimi në rrjet sociale shkruan se gazetarja ishte duke ushtruar detyrën e saj në raportimin e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit kur është shoqëruar në komisariat.

“Redaksia jonë e dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve të garantojnë që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të lirë, të sigurt dhe pa presion, ndërsa mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim”- thuhet në reagim.

Reagimi i Citizens.al

Gazetarja e Citizens.al, Vjolanda Peca është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ku po mbahet në kushte të privimit të lirisë.

Ajo ishte ishte duke ushtruar detyrën e saj në raportimin e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

Gazetarët kanë detyrimin dhe të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik, pa u penguar, intimiduar apo shoqëruar nga autoritetet për shkak të punës së tyre. Çdo ndërhyrje që cenon ushtrimin e lirë të profesionit përbën shqetësim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Redaksia jonë e dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve të garantojnë që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të lirë, të sigurt dhe pa presion, ndërsa mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim.