Kreu i grupit parlamentar të Partisës Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Teksa deputetët demokratë kishin bllokuar Foltoren, Bardhi i këkroi kryeministrit Edi Rama dorëheqjen dhe më pas ndaj tij ka hedhur ujë.
Më pas, kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri dhe njoftoi përjashtimin e Bardhit.
“Zoti Bardhi, je i përjashtuar nga seanca, ju përjashtoj, largohuni nga salla”, tha ai.
Kujtojmë se deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë bojkotuar votimin e rendit të ditës.