Është tensionuar protesta para Kuvendit ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Situata u tensionua në momentet kur protestuesit tentuan që të futeshin në Kuvend.
Më herët ata goditën me vezë një prej makinave luksoze të deputetëve, që ishte parkuar aty pranë.
Ndërkohë forcat e policisë kanë shtyre protestuesit për të dalë përfaqësuesit e qeverisë nga Kuvendi.
Ndërkohë protestuesit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me vezë në drejtim të makinave të ministrave. Ndërkohë në ndihmë të Policisë, kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shpërndarë protestuesit.
Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të kësaj të marte, ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij.