Begaj dekreton amnistinë penale, lirohen 466 të burgosur

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin për dhënie amnistie.

Amnistia penale u votua me votat e mazhorancës në seancën e 18 qershorit në Kuvend.

Pas miratimit, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Njoftimi për media:

Tiranë, më 30 qershor 2026

Presidenti i Republikës Sh. T. Z.  Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.