Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u zhvendos këtë të martë para Kuvendit, teksa deputetët ishin në seancë plenare.
Pas tensioneve që u krijuan, policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre Dritan Goxhajn, pasi goditën me vezë në drejtim të makinave të disa deputetëve.
Sulmi i fundit me vezë ishte ndaj makinës së Braçes, ndërsa më pas policia ndërhyri për të shoqëruar disa prej protestuesve.
Pas kësaj një grup protestuesish u nisën drejt Drejtorisë së Policisë, aty ku kërkuan lirimin e tyre.
“Turp, turp dhe lironi protestuesit”- ishin disa nga thirrjet para Drejtorisë së Policisë Tiranë.