VIDEO/ Vizita e Nikos Dendias në Shqipëri, grekët hyjnë duarbosh dhe dalin me çantat plot nga Kryeministria

Ministri grek in Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka ardhur ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku në fokus ishte rikthimi i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.

Ai u prit fillimisht nga homologu i tij shqiptar, Ermal Nufi, teksa më shkoi në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Por, ka diçka që vihet re gjatë futjes së tij në Kryeministri dhe daljes nga gofina qeveritare.

Në momentin që futet brenda Kryeministrisë, Dendias dhe oficerët e tij janë “duarbosh”, siç shihet edhe në videon më poshtë.

Ndërkohë, kur dalin nga Kryeministra, ministri grek takohet me Ramën dhe i drejtohet mjetit të tij, ndërkohë që oficerët shoqërues shihen me duart e zëna me çantat plot.

Nuk dihet se çfarë ka në ato çanta, por në pamje të parë duken si dhurata nga delegacioni shqiptar për atë grek, teksa një prej tyre duket sikur mban edhe një shishe vere.

Të jetë një nga ato 33 mijë euroshet që akuzohet se pi kryeministri Rama? Këtë nuk e dimë!