Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Veliaj kërkon që kjo masë sigurie të zëvendësohet me një masë më të butë, si “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur”.
Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit të 2025-ës, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.
Konkretisht, Prokuroria e Posaçme ka ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për fshehje të të ardhurave, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.