Salianji sulmon Nokën: Flamur Çupëlina, të veshëm fustan kur erdhe në burgun e Fierit, u bëre spiun i serbëve…

Ervin Salianji vijon akuzat dhe sulmet ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, që nuk e lejoi të kandidojë për kryetar të paretisë më të madhe opozitare.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka sulmuar Flamur Nokën, për të cilin thotë se është bërë spiun i serbëve pasi nuk mbante dot burgun.

Salianji tregon edhe një rast kur Noka ka shkuar në burgun e Fierit, i trembur dhe duke kërkuar shoqërues. Sipas Salianjit, Nokën e kanë veshur me fustan dhe i dhanë edhe shoqërues.

Ndërkohë, për sa i përket çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike, Salianji thotë se persona si Flamur Noka janë problemi më i madh i PD-së, pasi e kanë kthyer partinë në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Postimi i plotë i Salianjit:

Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.

Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!