Një 17 vjeçar është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi shantazhuan një 38 vjeçare se do ti publikonin foto dhe video intime.
Adoleshenti dhe shoku i tij i morën shumën prej 500 euro 38 vjeçares, e cila më pas kishte bërë kallëzim në Polici se ishte kanosur nga dy të rinjtë që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privacy”.
I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen 500 euro dhe 2 celularë.
Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare, se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:
-u vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.