Ka nisur në Gjykatën e Posaçme gjyqi në themel ndaj osh-Presidentit Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjen CEZ-DIA.
Vetë Ilir Meta është i pranishëm sot në seancë, teksa ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen live, që gjithçka të jetë transparente.
“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën.”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami.
Kjo është hera e parë që Meta shfaqet në publik që prej arrestimit në tetor të vitit 2024, teksa shihet se sa shumë ka ndryshuar ati gjatë 1 viti e gjysmë në burg.