Berisha lajmëron datën e protestës së radhës: Në 8 Maj, shqiptarët do të mblidhen për kryengritjen më të fuqishme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës së opozitës.

Në një konferencë për mediat, Berisha thotë se më 8 Maj do të jetë kryengritja më e fuqishme duke ju bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi. Sipas Berishës, data 8 Maj do të jetë një ditë e rëndësishme, ku shqiptarët do të mblidhen në rrugë dhe sheshet e Tiranës.

“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.