Nis protesta e opozitës, Berisha u bashkohet qytetarëve para Kryeministrisë

Opozita proteston sot para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu për t’ju bashkuar mbështetësve të tij para godinës së qeverisë.

Mësohet se PD do të rikthehet te fjalimet, ndryshe nga dy protestat e fundit, ku pati vetëm marshim.

Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë rreth 1500 efektivë në terren. Parashikohet që tubimi i PD-së të zgjas deri në orën 22:00.

Sakaq që prej orës 15:00 dhe deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim rrugësh.

Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Ukraina e Lirë”, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Rruga “Ismail Qemali”.

Më herët gjatë kësaj të premteje, Berisha tha se shqiptarët kanë 1001 arsye për të dalë në shesh.

Ai e cilësoi protestën sot si “demonstratën më të fuqishme” që ka njohur Shqipëria.