EMRI/ Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë, plagoset 45 vjeçari! Policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në një lokal në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur 45 vjeçari Ilirjan Dosti. Ky i fundit ka marrë një plagë me plumb në pjesën e barkut dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sai takon autorit, ai nuk është identifikuar ende nga blutë e Tiranës, por dyshohet se është komshi me 45 vjeçarin dhe në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

 Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.