Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit postoi pamjet e një rruge të shembur në Portugali, duke bërë krahasim me shembjen e rrugëve në Shqipëri, si fenomene që ndodhin kudo.
Në një postim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu, por korrupsioni.
Bardhi i kujton Ramës së në Portugali pati ciklon me 200 km/orë, ndërsa përpjekja e Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
“Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim”- shkruan ndër të tjera Bardhi.
Reagimi i Bardhit:
Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment. 👇
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!